Një 59-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në kufirin greko-shqiptar, pasi u kap me kanabis. Bëhet me dije se automjeti me të cilin ai po udhëtonte është kontrolluar kur po vinte nga kufiri i gjelbër. Gjatë kontrollit në makinë janë gjetur 33 kg kanabis të ndara në dy çanta.Gjatë kontrollit janë sekuestruar edhe 1 celular dhe 1 karte SIM. Ndëra vazhdojnë hetimet për të zbuluar lidhjet që dyshohet të ketë i arrestuari me grupet kriminale.