Kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli ka mbërritur pak minuta më parë në ambientet e SPAK. Ende nuk dihen arsyet konkrete të thirrjes së Lelit në SPAK, në një ditë kur kryeministri i vendit Edi Rama e konsideroi një kryebashkiak që fle gjumë. Por, dyshohet se shkak për paraqitjen e tij në Prokurorinë e Posaçme është bërë kallëzimi nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Kujtojmë se disa muaj më parë KLSH publikoi një raport me auditimit që kishte bërë në bashkinë Vlorë, nga ku nxori një sërë shkeljesh. Përmes këtij raporti KLSH ka bërë kallëzim në SPAK dhe ka kuruar vënien para përgjegjësisë të personave që kanë abuzuar me detyrën dhe kanë shpërdoruar fondet e bashkisë.