Një gjyqtare dhe 2 avokatë janë arrestuar sot nga SPAK në Elbasan, Zmira Vyshka akuzohet për korrupsion dhe për të është ekzekutuar masa e sigurisë “arrest shtëpie.” Ndërkohë sipas njoftimit të SPAK, është ekzekutuar masa e sigurisë “arrest me burg” për avokatin Ilir Pashaj dhe shtetasit Taulant Ramollari e Xhulio Musaj.
Fakti penal i hetuar, lidhet me një rast të korrupsionit në sistemin e drejtësisë në qytetin e Elbasanit, ku persona familjarë të një shtetasi të arrestuar në bashkëpunim me avokatin mbrojtës (Ilir Pashaj), i kanë ofruar gjyqtares Zamira Vyshka një shumë monetare me qëllim favorizim në caktimin e masës së dënimit. Mësohet se shuma e përfituar është 400 mijë lekë.
Ndër të tjera, bëhet me dije se Avokati Ilir Pashaj ka qenë gjyqtar në Elbasan. Sipas burimeve të Abc, Pashaj u largua nga sistemi para vettingut për mos plotësim të formularit të deklarimit. Prej 4 vitesh ushtron detyrën e avokatit.