SPAK ka nisur ditën sot me një kontroll blic në qytetin e Elbasanit. Sipas të dhënave , operacioni po kryhet për korrupsionin në sistemin e drejtësisë, ndërsa theksohet se të pranishëm janë edhe anëtarë të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Prej orëve te para të mëngjesit policia ka ushtruar kontrolle në disa banesa ku te pranishëm ka qenë edhe oficerë të byrosë kombëtare të hetimit. Nuk dihet nëse ka masa të lëshuara apo jo pasi operacioni është ende në vijim.