Kryeministri Edi Rama nuk i ka ndaluar akuzat në drejtim të opozitës, veçanërisht me kryetarin e PD-së, Sali Berisha. Nga foltorja e Kuvendit, Rama tha se sa herë që flitet për Kosovën, zgjohen të gjithë gogolat.
Mes të tjerash, Rama tha se opozita e harroi Oqeanin referuar non gratës së Berishës, ndërsa paralajmëroi se do të harrojë edhe Adriatikun.
“Ka një bilanc PS në raport me interesin kombëtar. Nga dita një, absolut! Bilanci i asaj që quhet PD, që është një tufë varkash druri, që vini këtu dhe ju gënjen mendja që përballeni me një anije. Një tufë varkash me lopata jeni. Oqeanin e harruat disa dhe tani do harroni dhe Gjibraltarin disa. Shumë shpejt do harroni dhe Adriatikun, Mbani mend fjalët e mia se mua më dalin fjalët. Cili dinjitet dhe sovranitet mbroni ju? Kur ju e keni thikën në gojë sa herë që duhet t’ia ngulni Kosovës. Me thikën tuaj e keni përcjellë presidentin në detyrë të Kosovës për në Hagë. Historia tregon se ju e furnizuat Milosheviçin. A ajo ka ikur? Historia doli përpara. Thotë; je i padëshirueshëm. Non-grata. Mbaroi historia jote tani. Çoi naftë Milosheviçit atje, kush ia çoi? Futu andej dhe kthe Shqipërinë në pronë private. Historia është më e fortë se ty. Vijmë te Dick Marty dhe raporti për qeniet njerëzore. Si nisi kjo punë? Nga nisi nga Kremlini dhe na e votuan këta. Ça krenarie keni ju për luftën nëse nuk keni kurajo që të respektoni Hashim Thaçin. Ne duhet ë ngrihemi në këmbë sa i përmendet emri Thaçit”, tha Rama.