Gjendet një automjet në një kanal në zonën e Baltzës në Fier, disa kilometra larg vendit ku u zbulua parcela ne kanabis. Dyshohet që në brendësi të automjetit ka kanabis.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërkohë që efektivë të FNSH po krehin zonën. Aktualisht ka mbërritur një karrotrec që po mundëson nxjerrjen e mjetit nga kanali.
Mendohet që dy ngjarjet janë të lidhura me njëra-tjetrën ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia e Fieri. Në parcelën me kanabis ndërkohë vijon puna për numërimin dhe shkuljen e bimëve narkotike, të mbjella mes misrave. Policë të veshur me antiplumb dhe me skafandra po vijojnë kontrollet nëpër disa banesa të këtij fshati.