Nëpunësia nuk është dhuratë për dashnoret dhe të afërm të tjerë! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nëpunësia nuk është dhuratë për dashnoret dhe të afërm të tjerë!

14:10 | 14/08/2016
në Opinion
0

 

Nga Artan Fuga

Ja unë shoh që nëpër ministri ka borde e komisione që formohen me përfaqësues të interesave private. Qytetarin e thjeshtë as te pragu i derës nuk e pranojnë. Vjen arome të keqe, djersë, i palarë dhe i veshur me tuta nga Gabi. Kanë të drejtë moreeeeee !

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Privati e ka zënë për fyti shtetin dhe pastaj me anë të shtetit ky lloj privati me rrenjë e zgjatime thjesht politike, si maskë e politikanit zengjin që zotëron gjithcka, me pashaporta shqiptare në xhep, a edhe me pashaporta të huaja, zë për fyti privatë të tjerë.

Sa dimë nga keta! Plot. Kjo është “konkurrenca” sot te ne kudo. Me çomangen e shtetit gjuaji konkurrentit që shet përballë dhe që është militant i partisë tjetër. Zbulim shqiptar që as Adam Smithi nuk e ka bërë, le më Marks-çifutit që as mendja nuk i ka vajtuar atje. Rendimenti i inivestimitr kapital të sipërmarrjes rritet me anë të bursës politike, vlerës të kapitalit politik, dhe të dorovitjes financiare për partitë politike, dhuratave miqësore për politikanë që kanë në dorë emërime.

Mund të shkruhet një “Kapital” i dytë mbi këtë. Përvojë e madhe që ne i japim gjithë botës. Nuk mungojne edhe drejtoruce gjithashtu qe jane pinjolle debile te privateve gjithandej. Pale te pyesesh se ku punojne te afermit e shtetarve! Hajde bejme nje studim ne sociologjine e burokracise qe une e njoh mire dhe kam per te treguar lemerira qe ju siguroj se sado i njihni, nuk i imagjinoni dot se deri ku shkojne. Pale me zyshat e shkollave cfare behet!

Prandaj therras: Jashte privati me status të privilegjuar nga vendimmarrja në administratën publike! Postet publike thonë mileti merren vetëm nëse plotësohen këto kritere kryesore: Seks, para, miqesi, klientelizëm elektoral, klanizëm krahinor, lidhje familjare. Pa këto kritere nuk ka lindur akoma ndonjë bir …nëne të punësohet dot në administratë. Vetëm një pakicë ende u shpëton këtyre kritereve, por që jeton me frikë në zemër nga pushimi prej pune si dikur ish financierët e mbretërisë kur komunizmi mori pushtetin. Kush kundërshton, le të financojë një studim ekspertizë dhe do ta shohi sesi puna në shtet është thjesht rishpërndarje privilegjesh mes të privilegjuarve. Por Shteti nuk është i mamit, babit, ortakut, cunit, tezes. Apo i dashnoreve. Jashtë dashnoret, dashnorët, dhe të afërmit e tjerë të të fortëve nga administrata, punësuar për merita të veçanta ! Administrrata duhet të jetë e qytetareve pa dallim. Administrata duhet ta mbroje madje fort interesin privat, por jo duke vendosur ne vendimmarrje individe me konflikt interesi.

Ne kvta konflikt interesi, në bordin e bankës konflikt interesi për shkak të privatëve, zyra kabinetesh ministrash përsëri përfaqësues të fshehtë privatësh,  ne keshillin e librit konflikt interesi, ne komisionin e reformes te kerkimit shkencor konflikt interesi, në ministrira konflikt interesi, në keshillin e trashëgimisë kulturore konflikt interesi, në keshillin drejtues të RTSH konflikt interesi,  kudo drejtojnë në shtet e agjenci publike interesa private që godasin shtetin, qytetarin dhe privatë të tjerë në punën e tyre të ndershme.

Apo jo?

Kështu nuk bëhet shtet. Sepse ka anësi. Nëpunësit miltantë politikë kanë privatizuar zyrat! Na rropën të gjallë! Shteti duhet te ndjeki logjike tjeter.

Etiketa: Artan Fugadashnoretklientelzimi ne administraten shteterore

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Droga në Itali, prokuroria italiane: Trafikantët shqiptarë me pajisje antipërgjim

Droga në Itali, prokuroria italiane: Trafikantët shqiptarë me pajisje antipërgjim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com