Një operacion antidrogë është zhvilluar sot në disa zona të Tropojës. Në pranga kanë rënë personat e identifikuar me emrat Gjevalin Dedndreaj dhe Agim Progni.Ndërsa u shpallën në kërkim Rinard Progni dhe Arben Steaj. Arrestimi i tyre është bërë në kuadër të aksionit të koduar “Interrupt”.Policia jep detaje se personat e arrestuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë kultivuar bimë narkotike në zona të ndryshme, në njësinë administrative Lekbibaj.Ndërsa ka nisur një hetim për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit” ndaj personave të identifikuar me iniciale N. R., me detyrë kryetar i fshatit Palç dhe Gj. P., me detyrë inspektor i pyjeve dhe mjedisit.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprime të mëtejshme.
U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin
Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....