Vijon të jetë ende aktive që prej mëngjesit të djeshëm vatra e zjarrit në pyllin me pisha të Balldrenit, në vendin e quajtur Kthesa Balldrenit.
Deri më tani raportohet të jenë djegur rreth 15 ha sipërfaqe pyjore, teksa nuk raportohet për të lënduar apo humbje jete. Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policie, zjarrfikëse, të ushtrisë e shërbimit pyjor që po punojnë për fikjen e vatrës.
Për fikjen e zjarrit janë angazhuar dhe 3 zjarrfikëse të llojit 1MM.
Vatra e zjarrit raportohet të jetë aktive me intensitet të ulët, që do të thotë nuk ka rrezikshmëri për zonat pranë saj dhe për banesat.