Ka marrë përmasa të mëdha sherri pas ndeshjes në “Air Albania”, mes Tiranës Zrinjsit. Në pamjet e siguruara duket një tifoz i shtrirë në tokë.
Policia ka nisur shoqërimin e disa prej tifozëve. Si pasojë e përplasjes, disa policë kanë mbetur të plagosur, ndërsa mësohet se është qëlluar me shishe dhe mjete qelqi të marra nga lokale jashtë stadiumit.
Përplasja ka ardhur pas përfundimit të ndeshjes ku Tirana u mposht me shifrat 1 me 0 nga skuadra boshnjake. Në stadium kanë qenë rreth 100 tifozë të skuadrës boshnjake dhe menjëherë pas daljes nga “Air Albania” janë përplasur me tifozët kryeqytetas.
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...










