Për vdekjen e Arditit dhe jetën e Gridës! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Për vdekjen e Arditit dhe jetën e Gridës!

11:14 | 15/08/2016
në Opinion
0

Nga Mero Baze

Vdekja e Arditit në landfillin e Sharrës është një ngjarje e rëndë për familjen e viktimës, e cila nuk do të mundet ta mbushë dot kurrë vendin bosh, që ju lë mungesa e një fëmije. Është një ngjarje e rëndë edhe për strukturat që menaxhojnë këtë landfill, e rëndë edhe për shoqërinë tonë në tërësi, sepse të humbë jetën një fëmijë, pavarësisht si e pse, zor se gjendet një justifikim.

Pikat e errëta mbi këtë vdekje janë disa. Ishte aksident apo vrasje? Pse u fsheh kufoma? Si mundi të hyjë në punë një djalë i mitur pa mbushur ende moshën e të tjera.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Por, këto janë pyetje që do t’ju japë përgjigje përfundimi i hetimit që ka nisur.

Ajo që më duket si tallje në marrjen në mbrojtje të Arditit të vogël dhe të vdekjes së tij të pamerituar, më duken hartimet me plot pikëllim të shtirur që nuk kanë asnjë grimë vërtetësi në vetvete.

Ajo çfarë bëri opozita duke dërguar një kukull botoksi që të vajtojë për vdekjen e minorenit nuk më duket një veprim prej Gride, e cila e ka botoksin si lëndë të parë për karrierë në çdo drejtim.

Deklarata e Gridës, që do të thotë qëndrimi i opozitës është fund e krye një hartim i para tridhjetë vjetësh. Ja një pjesë prej tij:

“Në varrezat e Sharrës, në një cep të asaj hapësire, jo shumë larg nga vendi ku u vra, prehet Arditi. E ëma u lëshua dhe humbi ndjenjat tek koka e varrit të freskët. Të afërmit nuk gjenin më asnjë fjalë për nënën. Një mort me kujë grash. Një mort ku burrat kishin ulur shpatullat. Një mort i kobshëm për të gjithe ne.

Lutemi për paqen e përbotshme për Arditin, por paqe nuk do ketë për askënd më pa vendosur drejtësi për të. Kurrë më paqe nuk do të ketë për asnjë nga ne sa kohë ajo familje të dergjet në varfëri”, thuhet në deklaratën e Grida Dumës.

Kjo grua e akullt dhe false në çdo batute e fjale s’mund të jetë qëndrimi qe presim i opozitës. Të paktën të kishin nxjerrë një nga ato çupkat e tjera që nxjerrin zakonisht për të recituar tekste për “Saje Qorrin” e “Ed Shullazin”. Ato të paktën duken budallaqe më njerëzore, se sa kjo barbi e programuar keq, si makinë seksi, që jo vetëm s’ta zbut dhimbjen dhe kur të vjen për ngushëllim, por ta kthen në një lloj talljeje.

Arditi mund të ketë shkuar në punë të vështirë edhe për të blerë librat e shkollës, siç mund të thotë Grida, por nëse do të kishte model Gridën, ai nuk  do të shkonte fare në shkollë, por do t’i vinte gjobë ndonjë biznesmeni për t’u veshur, apo për të blerë shtëpi.

Arditi iku nga kjo botë, i bezdisur dhe i mundur nga modele si Grida, që kthente kokën nga ana tjetër, kur kalonte afër sërës së të varfërve si ai, ose ngrinte me ngut xhamin e makinës së shtrenjtë se mos i depërtonte duhma e fukarallëkut në kabinë, ta përdorë për qëllimet e saj. Është mirë që Arditin ta respektojmë, për atë që ai ishte në të vërtetë, pa hartime me lot e qurre të tipit Duma, pa hiperbolizime false.

Ai djalë duhet repektuar, sepse ndryshe nga shumë moshatarë, por edhe bashkëpatriotët e tij, nuk ka zgjedhur një rrugë të ndyrë për të fituar paratë. Nuk ka tentuar si shumë prej të tjerëve që të shesin një vend parkimi në ish-Bllok dhe po s’ju dhe lekët të gërvishin makinën, pra një lloj gjobvënie, që do ta sofistifikojnë edhe më kur të rriten, nuk ka tentuar që të shpërndajë doza kanabisi nëpër klubet e Bllokut, nuk ka tentuar të vjedhë varësen e dikujt apo telefonin. Ai s’ka bërë asnjë nga këto, ndonëse mund të qe gjallë po t’i kishte bërë.

Përkundrazi, ai ka zgjedhur të përballet me varfërinë ndershmërisht, më ndershmërisht se shumë të tjerë me dhe pa shkollë, me dhe pa traditë e origjinë. Shumë më ndershmërisht se Grida, që ka shitur gjithçka për të qenë aty ku është. Arditi ka tentuar të hahet dhëmb për dhëmb me realitetin në fushën më të vështirë, tek plehrat.

Varfëria e mundi. Por, kjo nuk përbën arsye për t’u turpëruar, përkundrazi, është arsyeja e vërtetë pse duhet ta respektojmë Arditin e vogël. Të gjithë duhet të mësojmë nga ai. Grida e para, megjithëse është vonë dhe gjithë jetën e ka ndërtuar duke e blerë karrierën me pandershmëri, me gjoba ndaj burrave dhe biznesmenëve, ndonjë prej të cilëve është duke u prehur krah Arditit në Sharrë tani. Për Arditin mund të derdhim lotë, por për jetën e tij duhet të jemi krenarë. Për Gridën, ndoshta dikush ka adhurim që pandershmëria e ka ngjitur aq lart, por për modelin e saj, duhet të vajtojmë vërtetë. Është për të vënë kujën.

/gazetatema.net/

Etiketa: botoksduhmaEd ShullazifukarallëkuGrida DumaMero BazeSaje Qorrivarrezat e Sharrësvdekja e Arditit

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Sherefedin Shehu kandidat i PD-së për bashkinë Dibër

Sherefedin Shehu: Rruga e Arbrit premtimi im për dibranët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com