Një 53-vjeçar ka rënë në pranga e policisë ditën e sotme, pasi një ditë më parë ai aksidentoi një të moshuar dhe u largua nga vendngjarja. Sipas të dhënave nga aksidenti mbeti i vdekur një person 66-vjeç, pasi nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të rënda në kokë.
Kështu, pas 24 orësh kërkime, Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit: K. M., 53 vjeç, banues në Vlorë, i cili duke drejtuar automjetin tip “Kama”, ka aksidentuar shtetasin M. L., 66 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje”, njofton policia. Theksojmë se aksidenti i rëndë ndodhi ditën e djeshme, rreth orës 08:40, në aksin rrugor Vlorë-Orikum. 53-vjeçari dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka aksidentuar të moshuarin që ndërroi jetë.