Një 27-vjeçar i cili ishte i armatosur ka sulmuar me thikë disa persona në një tren ku si pasojë 6 prej tyre dhe vetë autori mbetën të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në veri-lindje të Zvicrës ku të plagosurit kishin edhe shenja djegie, kjo tregon se autori ka sulmuar edhe me një lëndë djegëse.
Mes të plagosurve është edhe një fëmijë.
Ende nuk ka asnjë informacion për arsyet e sulmit, ndërsa policia ka rritur masat e sigurisë.