Zbardhen detaje për vrasjen e të riut shqiptar Ilir S., në Belgjikë. Viktima është 28 vjeç, i martuar dhe me një fëmijë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Diksmuide. Prokuroria ka arrestuar një person i cili dyshohet se e ka vrarë shqiptarin.
Një dëshmitar i kësaj ngjarjeje të rëndë që dyshohet se është atentat i mirëorganizuar mafioz, shpjegon para hetuesve se fillimisht la të bijën te fqinjët dhe më pas u kthye të shikonte. Ai u përpoq ta shpëtonte shqiptarin por pa sukses. Sipas tij, një “kasë e plotë me plumba ishte përtokë”. Rezidentët thanë se kishin parë disa makina të kalonin por është e paqartë nëse kanë lidhje me ngjarjen.
Ekzekutimi ndodhi mbrëmjen e të dielës rreth orës 21:00. Shërbimet e emergjencës morën një telefonatë ku flitej për një person të plagosur me armë zjarri. Dëshmitarët deklaruan se viktima ishte një motoçiklist. Një dëshmitar i tha mediave lokale se ishte duke peshkuar dhe “kur dy plumba fluturuan”.
Mediat belge raportojnë se shqiptari jetonte në Koekelare. Rrethanat e vrasjes janë ende të paqarta dhe hetimi po vazhdon. Ende nuk ka një pistë pse ka ndodhur vrasja.