Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka ironizuar mazhorancën lidhur me skandalin e zbuluar në koncesionin e djegies se mbetjeve, se disa të moshuar që jetojnë në azile, apo barinj, si dhe mbledhës kanaçesh kanë rezultuar të jenë milionerë me kompani që bashkëpunojnë me Inceneratorët.
Gjithashtu, gjatë mbledhjes së Komisionit të Sigurisë, Salianji i ka bërë thirrje edhe qytetarëve që kanë të moshuar në shtëpi apo që ju kanë ndërruar jetë, t’i kontrollojnë llogaritë bankare, pasi mund të rezultojnë si milionerë.
“I bëj thirrje qytetarëve që kanë te moshuar ne shtëpi ose qe ju kane ndërruar jetë që të kontrollojnë llogaritë bankare, mund te kenë miliona euro në llogari”.
Por pas ironisë, drejtuesi i seancës, Nasip Naço nuk i është përgjigjur, por i ka bërë thirrje deputetëve që të flisnin për projektligjin në rendin e ditës.