Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Bulqizë, Burime nga policia bëjnë me dije se një 52- vjeçar ka humbur jetën pasi u aksidentua në minierën e Bulqizës.
Viktima është identifikuar me iniciale S. D.
“Në një subjekt minerar në Bulqizë, dyshohet se gjatë punës është aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasi S. D., rreth 52 vjeç, (minator)”, njofton policia.
Pritet të zbardhen detaje pas marrjes në pyetje të dëshmitarëve të ngjarjes.
Gjithashtu, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.