Një turist britanik është gjetur i vdekur në çadrën e tij në një plazh të ishullit grek Kretë. Plazhistë të tjerë që po qëndronin në plazhin Stalida besohet se kishin nisur të shqetësoheshin kur burri i shtrirë në shezlong nuk kishte lëvizur prej disa orësh në diellin përvëlues.
Ata ishin afruar për të komunikuar me 54-vjeçarin por kuptuan se ishte pa ndjenja dhe dhanë alarmin.
Grupet paramjekësore erdhën në vendngjarje pasditen e të shtunës dhe tentuan dëshpërimisht të ndihmonin burrin me frymëmarrje artificiale.
Lidhur me ngjarjen bëhet me dije se ai u dërgua më pas në spitalin Heraklion të ishullit ku u shpall i vdekur.
Indentiteti i burrit nuk është bërë publik por ai besohet se ka qëndruar disa orë në diell pa lëvizur, derisa plazhistë të tjerë vendosën të kontrollonin.
Vdekjet e papritura ose aksidentet gjatë aktiviteteve personale janë shtuar dy vitet e fundit dhe autoritetet ende nuk kanë bërë të ditura shkaqet e mundshme.
Zyrtarët britanikë thanë se zyra e punëve të jashtme po ndihmon familjen e një burri që kishte vdekur gjatë pushimeve në Kretë.