Një sherr me sende të forta ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Nuçi Naçi.
Policia njofton se në sherr u përfshinë dy familje, ku janë përdorur edhe sendet e forta. Për këtë ngjarje janë arrestuar dy persona të identifikuar me iniciale A. Sh., 37 vjeç dhe S. J., 22 vjeç, të dy banues në Tiranë.
I arrestuari i identifikuar me iniciale A. Sh., gjatë konfliktit ka goditur me sende të forta personin e identifikuar me iniciale S. J., 20 vjeç dhe R. D., 16 vjeç, familjarë të S. J., 22 vjeç, i cili më pas ka goditur me sende të forta A. Sh.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një pistoletë zhurmuese që u gjet në vendin e ngjarjes, e cila dyshohet se i përkiste shtetasit të arrestuar S. J.
Nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarjeje, ndërsa pritet të zbardhen detaje pas marrjes në pyetje të të arrestuarve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.