Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, është shprehur i lumtur për vendimin që mori dje kuvendi i Maqedonisë me miratimin e propozimit francez. Në një reagim në rrjetet sociale ai ka deklaruar se më në fund mundi shumëvjeçar u shpërblye dhe gjuha maqedonase do të njihet nga BE.
“Ditë të rëndësishme! Dua t’i uroj qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Pas 17 vjetësh, më në fund kemi një hap të madh përpara, po fillojmë negociatat me BE-në. Posaçërisht dua të përgëzoj popullin maqedonas, ne hyjmë në BE si maqedonas, me identitet të mbrojtur maqedonas dhe shumë e rëndësishme, me gjuhën tonë maqedonase. Falënderoj të gjithë deputetët, politikanët dhe qytetarët maqedonas si në Maqedoninë e Veriut ashtu edhe në Bullgari, të cilët u ngritën mbi ndarjet dhe mbështetën këtë zgjidhje, e cila jam i bindur se lejon rivendosjen e miqësisë dhe përparimin. Faleminderit Pendarovskit, Kovaçevskit, Mariçiqit, Osmanit, Ahmetit dhe gjithë koalicionit tonë qeveritar dhe veçanërisht deputetëve maqedonas që votuan për të ardhmen evropiane. Falë GERB-së së Bojko Borisovit si dhe Mustafa Karadait, kryetar i partisë liberale DPS, nga e cila vjen edhe Ilhan Kyqyk, i cili së bashku me deputetët e partisë PP të Petkovit dhe partisë DB të Hristo Ivanovit, panë këtë mundësi për një hap të përbashkët përpara. Falënderoj të gjitha bashkësitë etnike në vendlindjen tonë që edhe një herë qëndruan krah për krah me popullin vëllazëror maqedonas”, ka deklaruar Zaev.
Zaev gjithashtu shprehu keqardhjen që opozita maqedonase shfaqi revoltë aq të madhe ndaj propozimit, i cili dërgon vendin drejt BE-së.