Vrasja e elektriçistit/ Rama: PD nuk e vë re këtë, pret krimin e radhës, për të akuzuar Policinë e Shtetit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja e elektriçistit/ Rama: PD nuk e vë re këtë, pret krimin e radhës, për të akuzuar Policinë e Shtetit

19:13 | 12/08/2016
në Uncategorized
0

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “facebook”, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka shprehur ngushëllimet familjes Velaj nga Shkodra për vrasjen e të afërmit të tyre,  elektriçistit Zamir. Në këtë shkrim Rama nuk lë pa i’u i drejtuar PD- së, që sipas tij nuk e vë re këtë vrasje barbare por mezi e pret krimin e radhës, për të akuzuar Policinë e Shtetit.

Postimi i Ramës në FB

HOMAZH ELEKTRIÇISTIT TË VRARË

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Ndershmëria nuk bën lajm!

Therja barbare me thikë e një punonjësi të shtetit që nuk korruptohet, po kryen detyrën me përkushtim, si qindra të tjerë në kompaninë më të suksesshme publike të Shqipërisë, OSSHE, dhe gjen vdekjen duke i shërbyer interesit publik, po kalon thuajse pa u vënë re!…

Siç pritet, nuk e ve re hiç këtë masakër mbi shërbëtorin e shtetit, Partia Demokratike. E cila mjerisht, mezi e pret krimin e radhës, për të akuzuar Policinë e Shtetit, Ministrin e Brendshëm apo mua vetë. Po nuk e venë re thuajse fare, humbjen e jetës së një burri 44-vjeçar në krye të detyrës, as edhe vetë gazetat online; ato të cilat fatkeqësisht, shkojnë përditë shumë përtej lajmeve reale, e nuk lënë gënjeshtër e fantazi pa publikuar si lajm, skandal apo bombë.

Babai që la jetim një djalë 17 vjeçar, pse nuk pranoi t’i lidhte korentin në mënyrë të paligjshme një kafshe me dy këmbë, është shumë jashtë modës së imponuar nga kultura vulgare, për të cilën çdo njeri që punon për shtetin është hajdut, i paaftë, fanatik etj.etj.!

Në fakt jo!

Fatmirësisht jo dhe jo!

Sepse janë punonjësit e aftë e të ndershëm që e kthyen OSSHE-në, nga një gur në qafën e Shqipërisë, buzë humnerës energjitike e financiare të vitit 2013, në një histori suksesi që deri dje nuk e besonte thuajse askush në këtë vend dhe asnjë institucion ndërkombëtar financiar për be; sepse “shqiptarët janë mësuar ta vjedhin energjinë”; sepse “nuk çrrënjoset kultura çerekshekullore e vjedhjes së korentit në Shqipëri”; sepse “jemi të varfër dhe kemi të drejtë t’i vjedhim dritat” dhe “kështu do vazhdojmë tërë jetën, se ky vend nuk bëhet” e bla-bla-bla, plot broçkulla si këto…

Po ja që u bëka! Dhe ja që energjia po kthehet dita-ditës, nga një kuje e zezë kombëtare në një sektor që po le pas krizën çerekshekullore. E jo vetëm kaq, po edhe disa vjet të tjera, e sektori energjitik do të jetë burim kryesor i forcës së këtij vendi dhe mirëqenies së këtij populli. Nuk u bë kjo çudi vetëm se doli, më në fund, një qeveri që nuk thotë vidhi dritat po votën ma jep mua, po sepse njerëzit si Zamir Velaj, ndjesë pastë, bënë dhe bëjnë detyrën, me ndershmëri e përkushtim, në terrenin e një beteje tmerrsisht të vështirë, kundër kulturës mizerabël të vjedhjes e të justifikimit të vjedhjes së dritave dhe të përfoljes e përbaltjes të çdo njeriu që punon, e të çdo pune që bëhet!

Zamir Velaj nuk është viktima e parë e agresionit të egër fizik kundër punonjësve të OSSHE-së. Të tjerë janë goditur më parë, janë terrorizuar, plagosur, kanë luftuar me vdekjen në spitale apo kanë humbur edhe jetën, qyshse nisi reforma historike e energjisë! Po njësoj si Zamiri, nuk kanë bërë lajm thuajse fare, sepse lajmet nga ky sektor dhe kuja politike e mediatike, u është rezervuar qysh në fillim, vjedhësve “të shkretë” të energjisë!

Por OSSHE-ja ka vazhduar të bëjë progres, pikërisht sepse nuk janë më disa kokrra si deri dje, po është shumica e punonjësve të kompanisë së rilindur nga rrënojat, që prej kohësh tanimë, bën detyrën me ndershmëri e përkushtim. Të korruptuarit s’ka dyshim se nuk janë një farë e zhdukur prej aty, aspak jo! Por ama janë njerëzit si Zamir Velaj që përbëjnë shumicën. Dhe OSSHE-ja është vetëm një shembull i mirë e kuptimplotë nga Shqipëria, ku ndryshe nga çfarë propagandon përditë kultura vulgare e përfoljes dhe përbaltjes së të gjithëve, gjërat janë ca më ndryshe. Madje shumë më ndryshe!

Ngushëllimet e mia më të ndjera Geraldit, djalit të Zamirit, bashkëshortes së tij, Dhuratës, si edhe tri motrave që humbën vëllanë e vetëm!

Mirënjohje dhe respekt për Zamir Velajn dhe për të rënët e tjerë në krye të detyrës, në frontin e kësaj beteje kaq të vështirë dhe jetike për shoqërinë tonë! Po edhe për të gjithë kolegët e koleget e të ndjerit, ngushëllime, mirënjohje dhe respekt gjithashtu.

I paharruar qoftë kujtimi i Zamirit dhe përparimi i mëtejshëm i kompanisë në rrugën e suksesit e në përmbushjen me cilësi gjithnjë e më të mirë të shërbimit ndaj konsumatorëve, qoftë shprehja e vazhdueshme e mirënjohjes dhe respektit tonë për të ndjerin!

Etiketa: edi ramapostim ne fbvrasja e elektricistit

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
“Brezi i krizës”, studimi: Si lufta dhe pandemia mund të ndikojnë të ardhmen e të rinjve

Raporti i Oxfam/ Mbi 500 milionë të rinj në botë jetojnë në varfëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“U kthyen nga protesta dhe përjashtuan Salianjin”, Sula kritik me PD: Nuk bën sens –

“U kthyen nga protesta dhe përjashtuan Salianjin”, Sula kritik me PD: Nuk bën sens –

23:10 | 23/12/2025
Në vend të bjerë qeveria, ka rënë opozita… –

Në vend të bjerë qeveria, ka rënë opozita… –

22:36 | 23/12/2025
Zgjedhja e Shabanit si Avokat i Popullit/ Noka pranon fajin për firmat e PD-së: Kemi kërkuar ndjesë… –

Zgjedhja e Shabanit si Avokat i Popullit/ Noka pranon fajin për firmat e PD-së: Kemi kërkuar ndjesë… –

22:22 | 23/12/2025
“Pyetni këto parti, pse nuk bashkohen me ne?” Flamur Noka pranon dështimin e PD për krijimin e frontit opozitar –

“Pyetni këto parti, pse nuk bashkohen me ne?” Flamur Noka pranon dështimin e PD për krijimin e frontit opozitar –

22:10 | 23/12/2025
Ku ndodhet Ergys Agasi? Avokati Maks Haxhia mohon arratisjen dhe tregon vendndodhjen –

Ku është Ergys Agasi? Avokati Maks Haxhia mohon arratisjen dhe tregon vendndodhjen –

21:52 | 23/12/2025

Më Të Lexuarat

  • “U kthyen nga protesta dhe përjashtuan Salianjin”, Sula kritik me PD: Nuk bën sens –
  • Në vend të bjerë qeveria, ka rënë opozita… –
  • Zgjedhja e Shabanit si Avokat i Popullit/ Noka pranon fajin për firmat e PD-së: Kemi kërkuar ndjesë… –
  • “Pyetni këto parti, pse nuk bashkohen me ne?” Flamur Noka pranon dështimin e PD për krijimin e frontit opozitar –
  • Ku është Ergys Agasi? Avokati Maks Haxhia mohon arratisjen dhe tregon vendndodhjen –
  • Ku ndodhet Ergys Agasi? Avokati Maks Haxhia mohon arratisjen dhe tregon vendndodhjen –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “U kthyen nga protesta dhe përjashtuan Salianjin”, Sula kritik me PD: Nuk bën sens –
  • Në vend të bjerë qeveria, ka rënë opozita… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com