Një konflikt raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë, në zonën e Lungomares, pranë kinemasë verore.
Policia e Vlorës konfirmon se nga konflikti në fjalë s’ka persona të plagosur. Ka qenë një konflikt banal mes disa personave që janë zënë me grushte e shkelma dhe sa kanë dëgjuar policinë janë larguar.
Në polici ngjarjen e kanë raportuar qytetarët. Nuk dihen ende motivet e këtij incidenti, ndërsa pritet të zbardhen detaje pas marrjes në pyetje të dëshmitarëve të cilët kanë parë përleshjen e personave.
Uniformat blu po punojnë për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në konflikt.