Është bërë viral në media lajmi që ambasadori gjerman dhe ai francez munguan në takimin që zhvilloi kryeministri Edi Rama, ndërsa ky i fundit i cilësoi veprimet e tyre si fletërrufe. Në lidhje me këtë situatë ka reaguar Partia Demokratike. Në një deklaratë nga selia blu, sekretari për çështje ligjore, Ivi Kaso tha se PD dënon sjelljen arrogante të Ramës me dhomat Amerikane dhe Gjermane të Tregtisë, sipas tij të vetmet institucione të pakapura nga qeveria. Ndërsa dënoi deklartaën e Ramës, mes ironi Kaso tha se PD shpreson shumë që kryeministri mos t’i dërgojë për riedukim edhe dy amabsdorët e huaj.
“I quajti ‘fletërrufe’ reagimet e tyre kundër amnistisë fiskale, dhe vuri në skenë rolin e sovranistit. Është i njëjti që bën si globalist kur Sali Berisha, Albin Kurti, e të tjerë, e përdorin sovranitetin si tezë politike. Partia Demokratike dënon sjelljen arrogante me dhomat Amerikane dhe Gjermane të Tregtisë. I kujtojmë opinionit publik, se ato janë të vetmet institucione, përveç opozitës, të pakapura nga qeveria. Kjo është arsyeja se, pse Rama shkumëzon. Pas etiketimit si fletërrufe të reagimeve, urojmë të mos i dënojë me riedukim. Sjellja prej eurotlanticisti në mbrëmje dhe putinisti në mëngjes, e zbulon Edi Ramën si hipokrit. Duke mbështetur sërish qëndrimin e Dhomave, falënderojmë trupën e biznesit të huaj që punon në Shqipëri, një akt heroizmi në kushtet e një qeverie armiqësore me ta”, shprehet ai.Më tutje Kaso tha se, reagimi i Ambasadoreve te Gjermanisë dhe Franceë duke braktisur takimin është përgjigja më e mirë për veprimet harbute të kryeqeveritarit.