Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në qytetin e Vlorës, pasi një vajzë pas një grindje të çastit me prindërit është vetëhedhur nga ballkoni i banesës në zonën e Ujit të Ftohtë. Pas ngjarjes ajo është dërguar me urgjencë në spital por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ajo ka pësuar dëmtime në këmbë dhe ka disa fraktura në krah, pas ndihmës në spitalin e Vlorës është dërguar drejt spitalit të Traumës në Tirane për ndihmë të specializuar mjekësore. Mësohet se 17-vjeçarja dhe prindërit e saj ishin shtetas kosovarë, që kishin ardhur për pushime në Vlorë.