Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka dhënë një intervistë ndryshe këtë të premte në “ABC e Mëngjesit”. Në një pjesë, ajo është përfshirë edhe në një lojë me moderatorin Alban Musa, ku secilit epitet të dhënë duhet t’i përshtaste emrin e një politikani shqiptarë.
Duma nuk ka nguruar të përgjigjet fare lirshëm duke folur troç dhe me emra konkretë, nga Arta Dade, Mimi Kodheli te Dashamir Shehi.
Xhentil: Është e vështirë si pyetje. Xhentilesa nuk është gjë që vlerësohet sot. Zoti Gjekmarkaj ëhstë shumë ‘nice’ në mënyrën e tij.
Politikania më zonjë: Unë nuk e kam njohur vetë Albina Karamitro por mendoj se është, Arta Dade po ashtu, Mimi ka të tilla kualitete.
Shpresëdhënës për të ardhmen: Ka disa por janë paralel, nuk mund të them një individualitet, por një grupim.
Më pak politikan: Dash Shehi nuk merret me politikë korrekte, por bën polikë plotësisht, është shumë i ndjekur.