Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, babë e birë, pasi akuzohen për kultivim dhe trafik të lëndëve narkotike. Ata dyshohet se mbillnin kanabisin në vazo dhe pasi e përgatisnin në doza e shisnin në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Të arrestuarit janë B. Q., 52 vjeç dhe R. Q., 23 vjeç dhe akuzohen për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtyre shtetasve, në Babrru, policia ka gjetur dhe sekuestruan bimë narkotike cannabis sativa, të mbjella në vazo, si dhe 2 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.