Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në Lushnje-Plyk. Burime paraprake bëjnë me dije se një automjet i tonazhit të rëndë është përmbysur në këtë aks rrugor, duke bllokuar për disa minuta rrugën.
Gijotina.com ka siguruar foton nga aksidenti.
Drejtuesi i mjetit nuk ka mundur të marrë kthesën për shkak të shpejtësisë teksa ka shpëtuar pa lëndime.
Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit
27.AL raporton se bilanci i aksidenteve tragjike vijon të rritet, ndërsa shkak është bërë mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor dhe manovrat e shpejtësisë.