Një ngjarje është shënuar ditën e sotme në qytetin e Elbasanit, pasi një e moshuar është gjetur e pajetë në banesën e saj, në Elbasan.
Policia njofton se viktimë është gjetur rreth orës 10:40, në lagjen “Kongresi” Elbasan, dhe është 78-vjeçarja me inicialet, L. M., e cila jetonte e vetme.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.