Deputeti demokrat Tritan Shehu i ka kërkuar kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla të fusë në agjendë për rivotim rezolutën për Srebrenicën.
Ai u shpreh se rregullorja e thotë qartë që në fillim hidhen në votim amendamentet dhe pastaj teksti final dhe sipas tij kjo procedurë është shkelur.
“Zonja kryetare kam dy çështje proceduriale. Rezoluta për Srebrenicën u votua në kundërshtim me rregulloren. Votimi në tërësi duhet të përsëritet. Sepse rregullorja e thotë qartë që në fillim hidhen në votim amendamentet dhe pastaj teksti final. Ne votuam tekstin final pa ditur rezultatin e amendamenteve. Zonja kryetare unë kërkoj të përsëritet votimi tashmë që njihen rezultatet e amendamenteve. Nuk është votim që bëhet kot për të kaluar radhën. Prandaj duhet të përsëritet ashtu si duhet korrigjuar tërësisht mënyra e votimit”, u shpreh ai.