Një aksident është shënuar pasditen e sotme në “Bulevardin e Ri” në Tiranë, në afërsi të Stacionit te Trenit. Një makinë tip “Audi” është përplasur me një makinë tip “Volvo.”
Me sa duket, shkelja e semaforit ka qenë shkaku i aksidentit. Mësohet se nga përplasja ka vetëm dëme materiale.
Pritet të zbardhen detaje pas marrjes në pyetje të të plagosurve. Ndërsa, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
27.al raporton se bilanci i aksidenteve tragjike vijon të rritet, ndërsa shkak është bërë mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor dhe manovrat e shpejtësisë.