Tirana është ndëshkuar në filimin e pjesës së dytë, pasi Dudelange i kap në befasi duke ndëshkuar kështu bardheblutë.
Totre rrëshqet dhe humb topin, Bojiç merr sferën dhe gjuan nga distanca duke mposhtur Bekajn.
Trajneri Orges Shehi ka bërë një ndryshim të vetëm në krahasim me formacionin titullar të ndeshjes së parë dhe ky i detyruar për shkak të kartonit të kuq që mori Limaj në atë sfidë. Në vend të tij në fushën e e lojës si titullar sot është përzgjedhur Hila, i cili garanton më shumë mbulim për mbrojtjen, teksa Totre pritet të jetë i orientuar tërësisht drejt sulmit.
Ndërsa Dudelanzh është përgatitur për të mbrojtur rezultatin e ndeshjes së parë pasi trajneri Fanguiero ka përzgjedhur një rreshtim 5-4-1 në këtë duel me vetëm Haxhi të avancuar.