Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ishullin e Kretës në Greqi.
Një fëmijë 3-vjeçar është mbytur në pishinë, teksa babai i tij me origjinë shqiptare po punonte në oborrin e shtëpisë.
Sipas medieve lokale, fëmija po luante në oborr, ndërsa i ati po punonte.
Tragjedia ka ndodhur në pak sekonda, kur në rrethana ende të paqarta fëmija i ka shpëtuar vëmendjes së të atit, e për pasojë ra në pishinë.
Athens.gr shkruan se vogëlushi u nxor nga pishina pa puls dhe se pavarësisht përpjekjeve të mjekëve 3-vjeçari ndërroi jetë në spital.
Ndërkohë autoritetet greke kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.