Një aksident i rëndë është shënuar në Fushe Milot të Kurbinit. Burime për 27.al bëjnë me dije se dy automjetet janë përplasur me njëra-tjetrën.
Nga raportimet e deritanishme dyshohet se shkak është bërë një parakalim i gabuar dhe mosrespektimi i sinjalistikave rrugore.
Për pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona të cilët ndodhen në spitalin rajonal të Lezhës jashtë rrezikut për jetën.
27.al raporton se bilanci i aksidenteve rrugore vijon të rritet.