Australiani Kyle Chalmers, vetëm 18 vjeç, ka hyrë në hierarkinë e sprintit botëror në not, duke fituar medaljen e artë në garën e 100 m notim i lire, në Lojërat Olimpike Rio 2016, duke lënë pas amerikanin Nathan Adrian (3), fitues i titullit në 2012.
Me këtë titull, Chalmers i ka dhënë fund një gjysmëshekulli pritje për Australinë, që nuk kishte fituar medalje të artë olimpike në këtë distancë që nga 1968 me Mike Ëenden. “Mua më pelqën edhe basketbolli, futbolli dhe futbolli australian. Unë kam notuar për veten, për familjen, vendin tim dhe gjithë miqtë e mij”, është shprehur ai. Notari i ri nga Adélaïde ka qënë në të kaluarën kampioni më i ri në këtë distancë që nga koha e Jörg Ëoithe (17 vjeç, Gjermania Lindore) në 1980 në Lojërat e Moskës. Chalmers arriti rezultatin 47 sek 58/100, rekord i ri botëror për të rinj, duke dalë para belgut Pieter Timmers (47.80) dhe mbajtesit të titullit, Adrian (47.85). Kampioni i botes në fuqi, kinezi Ning Zetao, u eliminua të martën në gjysmëfinale.