Një ngjarje e rëndë ndodhi disa ditë më parë ku një 20-vjeçar shqiptar ndërroi jetë në mënyrë tragjike në Itali pasi ishte duke punuar në sera. Por sikur të mos mjaftonte kjo ditën e djeshme një person i dytë ka ndërruar jetë po në të njëjtën mënyrë si i riu shqiptar.
Sipas mediave vendase, referuar të dhënave të raportit mjeko-ligjor, vdekja e 20-vjeçarit shqiptar është shkaktuar nga i nxehti i tepërt, që ka pushtuar zonën ditët e fundit.
Kështu pas ngjarjes tragjike që ndodhi në Kalabri gjatë ditëve të fundit, një fermer i dytë humbi papritur jetën e tij, duke punuar në orët më të nxehta të ditës. Dy vdekje që ndoshta mund të ishin shmangur, duke qenë se kanë ndodhur në dy rajone, Kalabria dhe Kampania, ku për momentin nuk është nxjerrë asnjë urdhëresë që ndalon punën bujqësore kur dielli dhe temperaturat shkojnë deri në 40 gradë.
Nga ana tjetër, urdhra të këtij lloji janë lëshuar nga presidentët e Pulias dhe Bazilikatës që nga fundi i qershorit dhe sanksionojnë ndalimin e punës nga ora 12:30 deri në orën 16:00. Mungojnë edhe Sicilia, Sardenja, Lazio, Molise.