Presidenti i Shqipërisë, Ilri Meta, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Japoni, ku ka humbur jetën ish-kryeministri Abe. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Meta shprehet se dënon ashpër aktin e rëndë kriminal të kryer ndaj Shinzo Abe dhe çdo veprim tjetër ndaj figurave politike. Përmes një foto, Meta ka kujtuar takimin e fundit me Abe, ndërsa ka ngushëlluar familjen e tij.
“Thellësisht i tronditur nga lajmi për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të ish-Kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe. Dënoj me forcë aktin e rëndë kriminal dhe jam i bindur se autori do të marrë dënimin e merituar! Duke ruajtur kujtimet e një takimi mbresëlënës gjatë vizitës në Japoni dhe vlerësuar përkushtimin e pandërprerë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, ish-Kryeministri Abe do të mbahet mend si një mik i çmuar i Shqipërisë dhe popullit shqiptar. Ngushëllimet më të ndjera për familjen dhe popullin mik japonez, të cilëve u gjendemi pranë në këto momente të vështira”, shkruan Meta.
Abe u qëllua dje me armë gjatë një fjalimi në publik, por ditën e sotme ai humbi jetën pasi nuk mundi t’u rezistonte plagëve të marra.