E ftuar në emisionin “Open”, deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka komentuar protestën e zhvilluar këtë të enjte. Ajo u shpreh se në sytë e demokratëve pa një emocion dhe një frymë besimi. Duma tha Berisha ka rikthyer frymën në Partinë Demokratike. Sipas deputetes demokrate, peshën e Berishës e dinë dhe ndërkombëtarët.
“Gjëja që më shqetëson më shumë është se njerëzit kanë humbur shpresën që përmes votës do ndryshojnë qeverisjen. Të gjitha qëndrimet e mia për një PD më të madhe, me ndërkombëtare dhe SHBA-në, qëndrojnë po të njëjtat. Ky nuk momenti që të diskutohet sot. Unë pashë tek demokratët emocionin që të na shihnin sërish bashkë. Përmes demokratëve do mund të ngrihemi. Sot ajo që pashë është një frymë e mirë besimi dhe shprese. Unë pjesë e protestave kam qenë. Ka një frymë besimi më të madhe” – tha Duma.