Një vajzë e re nga Durrësi ka rënë pre e mashtrimit nga një.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1 në Durrës ku G. G., 36 vjeç, banues në Kosovë i ka marrë N. M., 32 vjeçe, me anë të mashtrimit, një shumë të konsiderueshme parash.
Kallëzimi është bërë nga 32- vjeçarja në polici.
“Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, si dhe po punohet për kapjen e shtetasit G. G., 36 vjeç, banues në Kosovë, pasi kallëzon shtetasja N. M., 32 vjeçe, banuese në lagjen nr. 1, Durrës, se me anë të mashtrimit, 36-vjeçari i ka marrë një shumë të konsiderueshme parash”, njofton policia.
Pritet të zbardhen detaje pas marrjes në pyetje të të arrestuarit.