Ish-zëvendësministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj është pyetur sot në SPAK për të dytën herë për koncesionin e sterilizimit. Hetimi për këtë çështje ka nisur nga Prokuroria që në dhjetor të vitit 2015, pas publikimeve në media të dyshimeve për abuzime.
Kjo është hera e dytë që Rrjepaj dëshmon në SPAK për këtë çështje pasi ai është thirrur për herë të parë një muaj më parë ku dëshmoi rreth 12 orë.
Hetimet e SPAK që zgjasin prej 2 vite e gjysmë konstatojnë se koncesioni është dhënë në kundërshtim me ligjin. Koncensioni është përfituar nga kompania koncesionare “Saniservis” me administrator Ilir Rapaj, i cili dyshohet se ka lidhje me ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj.