Ne përditësim…
Alibeaj: Dhe ne jemi dakord për aderimin e protokolleve të dy vendeve si pjesë e NATO-s. Situata që po kalon planeti është e tillë që e bën rëndësinë e NATO-s për garantimin e paqes. Padyshim, si gjithmonë grupi parlamentar ka votën pro për këto dy protokolle. Që në datën 27 maj u paraqit një rezolutë për dënimin e genocidit serb në Kosovë. U bë e disata herë që ua kërkoj. Sot do të shqyrtojmë dhe për dënimin e genocidtit në Srebrenicë. është detyrim dhe më i madh. Ashtu si ne kemi shprehur vullnetin pro, kemi detyrim dhe më të madh për gjakun tonë, për shqiptarët e Kosovës. Nuk e kuptoj se cfarë ju pengon që të zbatoni rregulloren. Do duhet që dhe sot ta fusni në rendin e ditës rezolutën e paraqitur nga ne.