Një 41-vjeçare e cila u përpoq që të fuste disa celularë në burgun e Fushë-Krujës është arrestuar nga policia.
Ajo është 41-vjeçarja Liljana Toluli, banuese në Kamëz. Ditën e djeshme, duke shfrytëzuar orarin e vizitave në burgun e Fushë-Krujës, ka tentuar të fusë 6 celularë për djalin e saj i cili vuante dënimin në këtë burg.
Celularët i kishte fshehur në një bombël gazi që përdoret për kafe. Toluli akuzohet për dhënie ndihme një të burgosuri për largim.