Një zjarr është shfaqur mesditën e sotme në lagjen hyrëse të qytetit të Beratit zona ku përpos banesave ka dhe mjaft subjekte private.
Zjarri fillimisht është shfaqur në një parcelë të mbjellash me perime e drurë frutore më pas flakët të ndihmuar nga temperaturat e larta dhe era janë përhapur me shpejtësi duke shkrumbuar gjithë parcelën me perime e të mbjella.
Sipas burimeve të MZSH ka qenë vetë familjarët të cilët i kanë vënë zjarrin mbetjeve dhe barërave përreth, por flakët kanë dalë jashtë kontrolli duke shkrumbuar të mbjellat dhe duke rrezikuar banesat.
Kanë qenë banorët e zonës që kanë lajmëruar repartin MZSH ndërkohë që zjarri po përparonte drejt banesave. U desh pak minuta për ta vënë nën kontroll zjarrin dhe duke shpëtuar banesat.