Konferenca e parë ndërqeveritare mund të organizohet në ditët në vijim nëse propozimi pranohet nga RMV-ja, tha kryetari i Këshillit të Evropës, Charles Michel. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin maqedonas Dimitar Kovaçevski Michel theksoi se ai ka besim në zgjidhjen e ngërçit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.
“Personalisht kam besim se kjo është një zgjidhje e balancuar që adreson shqetësimet tuaja dhe qëllimi është i qartë, të fillojmë negociatat e anëtarësimit dhe të ecim përfundimisht drejt ndërtimit të së ardhmes sonë të përbashkët në BE. Nëse thoni po, konferenca e parë ndërqeveritare do të organizohet në ditët në vijim” – tha Michel.
Michel është shprehur edhe më herët se mbështet propozimin e presidentit francez Emmanuel Macron, të bërë gjatë presidencës 6-mujore franceze të BE-së. Ai ka shprehur mbështetjen e tij duke thënë se ky propozim është zgjidhja ideale për të dyja palët për të zgjidhur ngërçin dhe për ti hapur rrugën Maqedonisë së Veriut por edhe Shqipërisë drejt integrimit në BE.