Zëvendësimi i targave, sipas “urdhrit të Vuçiçit” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zëvendësimi i targave, sipas “urdhrit të Vuçiçit”

20:46 | 04/07/2022
në Kosove Rajon
0

Përderisa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ftoi pjesëtarët e komunitetit serb që t’i përgjigjen procesit të riregjistrimit të veturave me targa RKS (Republika e Kosovës), sytë e tyre janë drejtuar nga Beogradi zyrtar.

“Unë vozis [veturë me] targa KM [Mitrovicë e Kosovës-Kosovska Mitrovica], jam në pritje të vendimit të shtetit serb”, tha për Radion Evropa e Lirë, Filip Kovaçeviq, nga Mitrovica e Veriut, një nga katër komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës të datës 29 qershor, veturat me targa të qyteteve në Kosovë, të cilat ende lëshohen nga autoritetet serbe, do të mund të zëvendësohen me targa RKS (Republika e Kosovës) brenda periudhës 1 gusht deri më 30 shtator.

Read more

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Këto janë kryesisht vetura me targa KM (Mitrovicë e Kosovës), ndërsa ato me qytete në jug të Ibrit, si PR (Prishtinë), GL (Gjilan), PZ (Prizren), janë shfuqizuar dhjetë vjet më parë.

Heqja e këtyre tabelave ishte paraparë në Marrëveshjen për lirinë e lëvizjes, të cilën Kosova dhe Serbia e arritën në vitin 2011, por ajo nuk u zbatua asnjëherë në veri të Kosovës. Prishtina zyrtare deri vitin e kaluar ka toleruar përdorimin e targave KM, edhe pse i konsideronte të paligjshme.

Vlerësohet se në veri të Kosovës janë rreth 10,000 vetura me targa KM, të cilat janë lëshuar nga Zyra serbe e Policisë për Mitrovicën, me seli në Rashkë, qytet në Serbi.

Filip Kovaçeviq nga Mitrovica e Veriut thotë se është në pritje të vendimit të Serbisë për targat dhe shton se do të veprojë sipas “urdhrit të shtetit”.

“Ka shumë vetura dhe nëse serbët vazhdojnë të refuzojnë të riregjistrohen, atëherë do të jetë problem i madh konfiskimi i automjeteve… askush nuk do të japë pronën e tij, është pronë personale”, thotë ai.

As Zhivorad Illiç nuk do ta riregjistronte veturën e tij me targa RKS nëse “shteti [i Serbisë] nuk merr një vendim të tillë”.

“Nëse shteti merr një vendim, [presidenti i Serbisë, Aleksandar] Vuçiq, atëherë në rregull”, thotë Iliq.

Me bashkëqytetarët e tij pajtohet edhe Zorani nga Mitrovica e Veriut.

“Unë jam shtetas i Serbisë, jo i Kosovës”, thekson Zorani.

Të gjithë ata shpresojnë se autoritetet e Kosovës nuk do t’ua konfiskojnë targat dhe veturat nëse nuk riregjistrohen brenda afatit të caktuar kohor.

Me vendim të Qeverisë së Kosovës, riregjistrimi i tabelave RKS do të jetë i vlefshëm për të gjitha automjetet e regjistruara në sistemin serb në periudhën prej 10 qershorit 1999 deri më 21 prill të këtij viti.

Gjithashtu, theksohet se pas afatit nuk do të mund të bëhet riregjistrimi i veturave me targa të qyteteve të Kosovës të lëshuara nga Serbia.

“Ministria e Punëve të Brendshme [e Kosovës] merr përsipër të ndërmarrë të gjitha veprimet dhe masat e nevojshme për realizimin e këtij procesi”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Deri në publikimin e këtij teksti, askush nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës nuk u është përgjigjur pyetjeve të REL-it lidhur me veprimet përgatitore për zbatimin e procesit të riregjistrimit dhe as se cilët do të jenë hapat e ardhshëm të Kosovës nëse qytetarët në veri refuzojnë të riregjistrojnë veturat e tyre.

Më herët, kryeministri Kurti kishte paralajmëruar “konfiskimin” e targave KM, pasi ato kishte thënë se janë të paligjshme.

Më 3 korrik, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u bëri thirrje të gjithë pjesëtarëve të komunitetit serb, të cilët drejtojnë vetura, siç tha ai, me targa të paligjshme të qyteteve në Kosovë dhe të lëshuara nga autoritetet serbe, që të bëjnë riregjistrimin me targa RKS (Republika e Kosovës).

Kurti iu drejtua serbëve të Kosovës në gjuhën serbe.

“Për të siguruar që procesi i regjistrimit të automjeteve të jetë sa më i lehtë, nuk do të ketë nevojë për doganë. Ky është një koncesion i madh, duke pasur parasysh se pagesa doganore për automjet do të ishte rreth 5,000 euro. Për regjistrimin e parë nuk do të kërkohet kontroll teknik i veturës”, deklaroi Kurti në një mesazh të publikuar në llogarinë e tij në Facebook.

Kurti shpjegoi se riregjistrimi i automjeteve do të jetë i mundur në një nga 33 qendrat e regjistrimit në mbarë Kosovën, duke përfshirë edhe komunat në veri.

Nga ana tjetër, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, i tha kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se targat serbe në Kosovë nuk janë të paligjshme, por se ekzistojnë në bazë të ligjeve të Serbisë dhe Marrëveshjes së Brukselit.

“E vetmja gjë që është e paligjshme është mosrespektimi dhe shkelja e marrëveshjes, e sigurisht jo targat e KM! Ky provokim dhe tentativë për konfiskimin e veturave serbe nuk do të kalojë”, shkroi Petkoviç në llogarinë e tij në Twitter.

Lidershipi serb reagoi ashpër ndaj vendimit të Prishtinës për caktimin e afatit për riregjistrimin e veturave. Një nga deklaratat e fundit për këtë temë u bë nga kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, e cila më 3 korrik tha për RTV Pink të Beogradit se “presioni, terrori dhe ngacmimi i vazhdueshëm” i serbëve në Kosovë po vazhdon.

Megjithatë, punonjësit e institucioneve serbe në Kosovë javën e kaluar morën një “paralajmërim verbal” se nuk mund t’i shfrytëzojnë pushimet vjetore në periudhën e ardhshme për shkak të “situatës politike”. Këtë informacion për REL-in e kanë konfirmuar vetë punonjësit, por me kërkesë që të mos zbulohet identiteti i tyre, pasi kanë frikë se do të rrezikojnë vendin e punës.

Punonjësit e institucioneve serbe, shpeshherë e kishin obligim pune të dilnin në protesta për shkak të situatës politike, apo në barrikada, madje edhe në zgjedhjet e Kosovës kur duhej të mbështesnin Listën Serbe, partinë kryesore politike serbe në Kosovë.

Më 1 korrik, kreu i administratës së arsimit, Ivan Zaporozhac, dhe drejtori i Qendrës Spitalore Klinike, Zlatan Elek, nuk iu përgjigjën thirrjeve të REL-it apo mesazheve në lidhje me ndalimin e pushimeve. Ngjashëm ndodhi edhe më 4 korrik.

Çështja e targave ngriti tensione mes Prishtinës dhe Beogradit në shtator të vitit të kaluar, pasi Kosova vendosi masa reciproke ndaj Serbisë, gjegjësisht dhënien e targave të përkohshme për të gjithë ata që drejtojnë vetura me targa të qyteteve nga Serbia.

Më pas, Qeveria e Kosovës njoftoi se të gjitha targat KM do t’u merren qytetarëve në veri të Kosovës, gjë që shtyu serbët të bllokojnë vendkalimet kufitare në veri të Kosovës – Jarinjë dhe Bërnjak – për dy javë. Gjatë kësaj kohe, njësitë speciale të Policisë së Kosovës ishin të pranishme në vendkalimet që lidhin Kosovën dhe Serbinë, ndërsa avionët ushtarakë serbë disa herë kishin fluturuar mbi pikën kufitare në Jarinjë.

Në atë kohë, Beogradi zyrtar njoftoi se njësitet e ushtrisë serbe ishin në gatishmëri të shtuar luftarake në garnizonet e Rashkës dhe Novi Pazarit, afër kufirit me Kosovën.

Megjithatë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, situata u shtensionua dhe u arrit një zgjidhje e përkohshme për targat, pra të mbuloheshin simbolet shtetërore të Kosovës dhe Serbisë me ngjitës të bardhë në të gjitha targat.

Pas kësaj zgjidhjeje të përkohshme, Kosova dhe Serbia duhej të arrinin një zgjidhje përfundimtare, por kjo nuk ndodhi për shkak të qëndrimeve të ndryshme të dy palëve.

Më 29 qershor, përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Mirosllav Lajçak, ka shprehur shpresën se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në nivel të lartë politik do të vazhdojë edhe në korrik.

Mirëpo, të njëjtën ditë, Qeveria e Kosovës ka miratuar vendim për riregjistrimin e veturave dhe Qeveria serbe reagoi ashpër dhe Vuçiq tha se nuk do të ketë dialog.

Vetë Lajçak më 30 qershor deklaroi se në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës është krijuar një “situatë e re” dhe për momentin nuk dihet nëse Kurti dhe Vuçiq do të takohen ende gjatë këtij muaji.

Marrë nga REL

 

Etiketa: Aleksandër VuçiçtargatUrdhriZevendesimi

Të Lidhura

Dënimi politik, Salianji: Më ofruan para në këmbim të heshtjes dhe burgut

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

nga 27 ok
17:06 | 18/03/2025
0

Ervin Salianji ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale që refuzoi lejen për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të...

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

nga 27 ok
15:50 | 13/12/2024
0

Shqipëria dhe Kosova njohën këtë të premte kundërshtarët e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Shorti i hidhur në selinë...

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

nga 27 ok
09:44 | 24/09/2024
0

Konfiskim i pasaportës, ndalim i largimit nga Serbia dhe detyrim për t’u paraqitur në policinë e Beogradit dy herë në...

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

nga 27
13:12 | 12/03/2024
0

Pesë të rinj, tre grekë dhe dy shqiptarë, janë arrestuar pasi dhunuan një 21 vjeçar në Selanik. Ngjarja ndodhi mbrëmjen...

Para
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Berisha mbron sërish Paplekajn: Kishte shkuar për Bardhin

I shpallu “non grata” nga SHBA, Berisha: PD do mbetet pro amerikane

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com