Edi Rama ka festuar ditën e sotme 58-vjetorin e lindjes. Kreu i qeverisë ka zgjedhur që këtë ditëlindje ta kalojë në Hagë.
Në postimet që ka bërë në rrjetet sociale, Rama është takuar me presidentin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Piotr Hofmański dhe me Kryeprokurorin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Karim Khan.
Po ashtu ai ka vizituar Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, ku është takuar me zv/Presidentin Kirill Gevorgian.
Në takime Rama është mbushur plot me dhurata nga zyrtarët.