Policia e Fierit ka arrestuar një 31-vjeçar i cili dyshohet se ka goditur një polic.
Burime bëjnë me dije se në pranga është vënë i riu me iniciale H. Ç., 31 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka goditur për shkak të detyrës, një punonjës të Policisë Bashkiake Lushnjë.
I arrestuari pritet të përballet me akuzën për veprën penale. Ndërsa, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.