Kreu i Shtetit Bujar Nishani ka pritur sot në presidencë përfaqësues të partive parlamentare. Ky takim vjen fill një ditë pas takimit me konstitucionalistë, eksperte ligjore dhe akademikë lidhur me procesin ligjor të shqyrtimit dhe të përzgjedhjes me anë të shortit të kandidaturave për anëtarët e ardhshëm të Këshillit e Emërimeve të Drejtësisë,
Në takimin e thirrur në Presidencë kanë mbërritur kreu i grupit të PS Gramoz Ruçi, ai i PD-së Edi Paloka, kreu i PR Fatmir Mediu dhe Sekretari i Përgjithshëm LSI, Luan Rama.
Presidenti ka garantuar për një veprim të kreut të shtetit ne respekt të Kushtetutës, ndërsa mendon se ndodhet përballë një kontradikte kushtuese pasi i duhet të hedhë short për anëtarët e këtij Këshilli, bazuar në një ligj që nuk është miratuar ende.