Policia e Durrësit ka njoftuar se është gjetur i mbytur në det një shtetas me inicialet S.Sh, banues në Shkup. Trupi i pajetë është gjetur mëngjesin e së martës rreth orës 08:45
Sipas policisë, viktima S.Sh 65-vjeç, është gjetur në lagjen numër 13.
Në vendngjarje kanë shkuar Efektivat e Policisë, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.