Parlamenti i Libisë në qytetin lindor të Tobruk është sulmuar nga disa protestues.
Këto protesta janë bërë dhe në qytete të tjera libiane kundër ndërprerjeve të vazhdueshme të energjisë elektrike, rritjes së çmimeve dhe bllokimit politik.
Në kryeqytetin, Tripoli, ku sundon një administratë rivale, protestuesit bënë thirrje për zgjedhje. Kërkesa e tyre u mbështet nga kreu i qeverisë së përkohshme të unitetit, Abdul Hamid Dbeibah, i cili tha se të gjitha institucionet e vendit duhet të ndryshohen.
Trazirat vijnë një ditë pasi bisedimet e ndërmjetësuara nga Kombet e Bashkuara në Gjenevë, të cilat synonin të hapnin rrugën e zgjedhjeve të reja, përfunduan me pak përparim.
🇱🇾#lybia/ LIBYANS BURN DOWN PARLIAMENT. https://t.co/v0yijp4XcK
— 🇹🇳BEN YOUSSEF Belhassen بن يوسف بلحسن (@BBYBENYOUSSEF) July 2, 2022