Presidenti i vendit Ilir Meta ka uruar atleten Luiza Gega për Medaljen e Artë të fituar në Lojërat Mesdhetare.
Përmes një postimi në facebook, kreu i shtetit i shpreh urimet dhe respektin kampiones shqiptare të Atletikës.
“Luiza Gega i dhuron Shqipërisë një tjetër Medalje të Artë në Lojërat Mesdhetare. Shumë urime dhe respekt për Kampionen tonë të Atletikës”, shkruan Meta në facebook.