Një stuhi e frikshme breshëri ka shkaktuar dëme të shumta në Torino të Italisë ditën e sotme.
Siç shihet edhe në fotot e bëra publike në mediat italiane, breshëri ka qenë në madhësinë e një topi golfi. Kjo ka shkaktuar shumë panik tek qytetarët e zonës.
Gjithashtu, nga breshëri janë dëmtuar shumë makina që ndodheshin të parkuara në rrugë, ndërsa nga era e fortë janë thyer edhe pemë, të cilat kanë rrezikuar jetët e banorëve.